( FOTO: Arkiv)/

Berlin (AFP) – Kancelarja Angela Merkel do të udhëtojë të shtunën për në Moskë për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin, në mes të përshkallëzimit të tensioneve pas një sulmi me dron te amerikanëve që vrau një gjeneral iranian, Soleimani,tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Merkel,e cila do të shoqërohet nga Ministri i Jashtëm Heiko Maas, do të diskutojë “problemet e konfliktit aktual” me Putinin, përfshirë krizën ne Iran dhe Irak pas vrasjes nga SHBA në Bagdad, si dhe konfliktin në Siri dhe trazirat në Libi, tha të hënën Steffen Seibert.

VERITAS.COM.AL/