-Forcat policore të Belgjikës, Francës, Italisë dhe Holandës kanë kryer 61 urdhra arresti kundër një grupi kriminal shqiptar: janë edhe 8 italianë-

Nga: Luca Sablone /

Një grup kriminal i rrezikshëm shqiptar është shpërbëre nga forcat policore të Belgjikës, Francës, Italisë dhe Holandës, të cilat kryen 61 urdhra arresti.

Grupi akuzohet se është i specializuar ne trafikimin ndërkombëtar te drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Departamenti i hetimeve anti-mafia ka filluar maxi-blicin në ditët e fundit. Sipas asaj qe kane referuar hetuesit, ndërmjet te arrestuarve figurojnë edhe 8 italianë që jetojnë në Belgjikë. Janë ne vazhdim kërkime te mëtejshme hetimore.

Operacioni:

Mbi 600 forca policore kane qene te impenjuar në operacion: themelore ishte mbështetja e Europolit,qe u kujdes për marrjen e drejtimit dhe analizën e të dhënave gjatë kërkimeve. Ka qene mbështetja e mëtejshme e Dia-s përmes Rrjetit Operacional Anti-Mafia: bëhet fjalë per një projekt bashkëpunimi hetimor në të cilin konvergojnë forcat policore evropiane. Në mënyrë te veçante, sipas asaj që raportohet nga Firenzepost, ajo është okupuar në lokalizimin dhe identifikimin e një të fshehuri me origjine shqiptare “goditur nga urdhër-arresti evropian i autoritetit gjyqësor të Bolonjës“, për të cilin ka koordinuar kapjen në Belgjikë.

Veritas.com.al/