Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, duke sjellë edhe reshje dëbore në disa zona. Në verilindje reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat malore që shtrihen në lartësinë mbi 700 metra të nivelit të detit. Trashësia e dëborës varion nga 30 deri 50 cm duke krijuar edhe probleme në disa rruge nacionale e rurale që shtrihen në këto zona.
Kompanitë sipërmarrëse me mjetet borëpastruese punuan për pastrimin e rrugëve dhe mbajtjen hapur të tyre.
Sipas komisionit te Emergjencave Civile, aktualisht të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme. Ka probleme në disa rrugë rurale që lidhin qendra të njësive administrative me fshatrat e zonave të thella malore. Si pasojë e kushteve të motit ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Kukësit Hasit e Tropojës. Edhe punonjësit e OSHË janë në terren për riparimin e defekteve.
Komente