“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Shqipërinë, për punën e saj si anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Shqipëria është edhe anëtare e NATO-s, ju jam shumë mirënjohës në misionet tona për mbrojtjen dhe misionet ndërkombëtare në botë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në dezinformimin, sulmet kibernetike për të rritur sigurinë në rajon”, tha ai.
“Edhe njëherë e them me zë të fortë, e mbështes punën që ka bërë Shqipëria dhe çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze”.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i Lartë i BE-së, u ndal te sanksionet e ashpra që BE-ja dhe jo vetëm po dhe vende të tjera i kanë vendosur Rusisë, do të kenë ndikim në çmimet e karburantit, energjisë dhe produkteve të tjera.
Ai theksoi se rritja e çmimeve po ndodhte dhe më përpara luftës, por lufta e Rusisë me Ukrainën e ka thelluar edhe më tej.