Boris Johnson po iu bën thirrje ligjvënësve që të mbështesin planin e tij për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme në 15 tetor.
Parlamentarët tani po votojnë mbi mocionin e kryeministrit për të siguruar zgjedhjet. Për t’ ia dalë mocionit të tij ai ka nevojë për mbështetjen e dy të tretave të ligjvënësve.
Por Laburistët, SNP dhe Liberal Demokratët kanë thënë se nuk do të votojnë në favor.
Kjo erdhi pasi ligjvënësit mbështetën një ligj që bllokon Brexit pa marrëveshje nëse kryeministri nuk ka rënë dakord mbi një plan me BE para afatit të fundit, 13 tetor.
Zoti Johnson e quajti këtë si një ‘ligj rrethues’, që mund të ‘thyejë këmbët e veta’ për negociata mbi një marrëveshje të re minus ndihmat e diskutueshme.
Veritas.com.al/