Shkruan ‘The Hill’.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha në një intervistë të Shtunën se mjekët kishin filluar të diskutonin se si ta njoftonin vdekjen e tij, ndërsa ai po trajtohej në spital për koronavirus muajin e sapo kaluar.
Johnson i tha gazetës britanike ‘The Sun’ se iu deshën “litra e litra oksigjen” për ta mbajtur gjallë gjatë qëndrimit të tij një- javor në një spital në Londër, duke përfshirë tre netët në njësinë e kujdesit intensiv.
“Ishte një moment rëndë, nuk do ta mohoj,” tha ai. “Ata kishin një strategji sipas modelit të një “vdekje sipas skenarit të tipit Stalin “.
Johnson, 55 vjeç, tha që ishte në dijeni se mjekët po merrnin masa në rast se shëndeti i tij merrte një kthesë për më të keqen.
“Por erdhi momenti i keq kur ishte 50-50 nëse do të duhej të më vinin një tub poshtë laringut,” tha ai. “Kjo ishte kur kishte mbetur edhe pak … ata filluan të mendojnë se si ta paraqisnin rastin”.
VERITAS.COM.AL/