Nga: SIMON KENT, Breitbart, 17 Dhjetor 2019

As Kryeministri britanik i sapo rikthyer Boris Johnson apo ndonjë ministër i qeverisë nuk do të marrë pjesë në Forumin e ardhshëm Ekonomik Botëror në Davos, tha një zyrtar i Mbretërisë se Bashkuar.

Levizja ndjek gjurmët e Presidentit të SHBA Donald Trump i cili vendosi një ndalim të ngjashëm për administratën e tij në janar të këtij viti, siç raportoi Breitbart News.

“Duke marrë parasysh 800,000 punëtorë te mëdhenj amerikanë që nuk marrin pagë dhe për të siguruar qe ekipi i tij mund të ndihmojë sipas nevojës, Presidenti Trump ka anuluar udhëtimin e Delegacionit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në ate kohë.

Tani Jason Groves i Daily Mail,raporton një burim te qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar i cili i tha atij, “Fokusi ynë është ti ofrojmë njerëzve, jo shampanjë me miliarderët,” sipas City AM.

Mbledhja shihet nga pjesëmarrësit si ngjarja kryesore e rrjetit në kalendarin global, dhe mbahet në resortin luksoz zviceran çdo Janar.

Ndërsa Johnson është i prirur të ndahet nga kaosi, ai jo gjithmonë ka qenë kundër asaj që është një talk shop për elitat financiare dhe politike të botës.

Si kryebashkiak i Londrës ai shkoi të paktën dy herë, për të nxitur të pranishmit të investojnë në kryeqytetin e M.B.

“Duhet të hedhësh një top dëbore në një koktej në Davos dhe të godasesh dikë me një fond sovran pasurie qe do të financonte një pjesë të infrastrukturës,” i tha ai gazetës Sunday Telegraf në 2013. Ai e informoi BBC të njëjtin vit se Davos është “një konstelacion i madhe egosh të përfshira në orgji të mëdha te ndërsjellta lajkash.”

Eventi është gjithashtu një përshëndetje e demonstrimeve te spikatura të indulgjencës së korporatave.

Faqja WEF zbulon anëtarësimin vjetor (kërkohet nëse dëshironi të blini një biletë në Davos) është me lart se 60,000 dollarë amerikanë, në varësi të “nivelit të angazhimit” të institucionit ose kompanisë.

Në krye janë 100 kompanite “partnere strategjike” – përfshirë Accenture, Barclays, Deloitte, KPMG dhe Unilever – të cilët paguajnë rreth 600,000 dollarë amerikanë për anëtarësim vjetor, i cili u jep të drejtë atyre të blejnë një akses të të gjitha seancave për veten dhe pesë kolegë, përfshirë privilegje te veçanta. Por duhet të blejnë akoma bileta aktuale për eventin.

Janarin e kaluar të paktën 1.500 avionë privatë zbritën në Davos dhe aeroportet e afërta në Zvicër ndersa të njëjtat elita u mblodhën për të folur rreth sfidave globale të klimës – para se të vendosej se kishte ardhur koha për të nxitur udhëtarët e përditshëm për të rimenduar planet e tyre për të marrë fluturime tregtare për udhëtime pune dhe pushime familjare.

VERITAS.COM.AL