Me urdhër të SPAK janë ekzekutuar masat e sigurisë për 5 persona, mes tyre dy oficerë të policisë gjyqësore të Elbasanit, pasi akuzohet për ryshfet.
Bëhet fjalë për Çelnik Toskën dhe Sefer Shukën, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me Lulzim Hasën kanë marrë nga Lirian dhe Zene Targjani përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.
Sipas hetimeve u konstatua se dy oficerët lejonin kthimin e makinave të bllokuara tek qytetarët.
Dy inspektorët merrnin 500 deri në 1 milion lekë për çdo automjet që kthenin. Arrestimet e urdhëruara nga SPAK, kanë çuar në pranga edhe Lulzim Hasën, Lirian Tragjini dhe Zenel Tragjini, ky i fundit anëtar në këshillin bashkiak të Gramshit. Ata kanë rezultuar të implikuar në disa raste të lirimit të makinave nga zyrtarët e policisë së Elbasanit. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve.
Masat e sigurisë nga SPAK:
SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Hasën, ndërsa detyrim paraqitjeje për Safer Shukën, Lirian dhe Zenel Taragjinin.
Oficerit te policisë gjyqësore Çelnik Toska i është caktuar masa “Arrest në shtëpi për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.