(FOTO: Kryetari Dodik i Republikës serbe të Bosnje Hercegovines)/
Është një fakt i njohur që Republika e Bosnjës nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.
Duket paradoksale se si dy shtete që ndajnë miqësi mes njëri tjetrit, nuk kanë zgjidhur çështjen e njohes reciproke.
Por arsyeja, me sa duket, është te Republika Srpska- pjesë përbërëse e shtetit të Bosnjës.
Kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, tha sot se kërkesa e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për Sarajevën zyrtare që të njohë pavarësinë e Kosovës, është “provokim i thjeshtë, i dedikuar për nevoja të brendshme politike”.
“Bosnja, pa pajtimin e Republikës Serbe nuk mund dhe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, pasi që lidhur me këtë çështje të gjitha partitë në Republikën Serbe kanë arritur konsensus. Ndryshe, sikur të pyetej politika e Sarajevës dhe Bakir Izetbegoviq, Bosnja do të ishte e para në radhë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Dodik, raportojnë mediat serbe.
Veritas.com.al/