Japonia është renditur në vendin e fundit që sapo i ka ofruar mbështetje SHBA-së për sulmet ajrore kundër ushtrisë siriane, kështu duke iu bashkuar Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Izraelit dhe Turqisë

Ministri japonez, Shinzo Abe, tha se sulmi kimik që ndodhi në fillim të kësaj jave justifikonte hakmarrjen e SHBA-së, shkruan The Guardian..

“Shumë njerëz të pafajshëm u bënë viktima nga sulmet kimike. Komuniteti ndërkombëtar ishte i tronditur nga tragjedia që la shumë fëmijë të vegjël në mesin e viktimave”, ka thënë ministri.

Japonia mbështet vendosmërinë e qeverisë së SHBA-së për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike.

/Veritas.com.al/