(FOTO: Forcat ushtarake ndërhyjnë për të ndaluar gjakderdhejn ne burg)

Për 17 orë, përballja mes bandave rivale ka tronditur burgun e Manaus në veri të vendit, duke shkaktuar së paku 56 të vdekur ndër të burgosurit.

Masakër e pastër, të burgosur të vdekur dhe bilanci jashtëzakonisht i rëndë: një përleshje ka shkaktuar 56 të vdekur në një burg të Manaus (veriu i Brazilit) nga pasditja e së dielës deri në të  gdhirë të së hënës, një banjo gjaku e provokuar nga lufta mes fraksioneve kriminale. Përleshja, gjatë së cilës u morën peng 12 roje, ka zgjatur 17 orë, “masakra më e madhe që ka ndodhur në një burg në Amazoni”, ka deklaruar sekretari i shtetit të Amazonisë për Sigurinë publike, Sergio Fontes gjatë konferencës për shtyp.

/Veritas.com/