Lufta kundër krimit të organizuar mbetet sfida më e vështirë dhe më e madhe e Shqipërisë, tha të Hënën ambasadori i Shteteve të Bashkuara në vend.

Duke folur në Shkollën e Magjistraturës që prodhon çdo vit një numër të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh, Donald Lu tha se “derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, të hetohen dhe të shkojnë në burg, kanabisi do të kthehet, gjykatësit do të jenë  nën rrushfet dhe zyrtarët e qeverisë do të jenë të korruptuar”.

“Ne besojmë se është koha për qeverinë e Shqipërisë që t’i shpallë luftë krimit të organizuar”, tha Lu.

I bazuar në raportin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ambasadori tha Shqipëria është në qendër të aktivitetit të krimit të organizuar, ku përfshihet trafiku i drogës, i armëve dhe prostitucioni.

Lu tha se “katër klanet më të mëdha kontrollojnë 20 familje që menagjojnë operacionet kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhimi, vjedhje makinash dhe larje parash”.

Por liderët e grupeve kriminale në Shqipëri janë rrallë të arrestuar dhe thuajse kurrë të dënuar.

Lufta kundër  krimit të organizuar, drogave dhe trafikimit të armëve dhe njerëzve- kjo është çfarë e shqetëson komunitetin ndërkombëtar rreth periudhës post- komuniste të Shqipërisë, e cila po pret që të nisë negociatat me Bashkimin Europian vitin që vjen.

Vitin e kaluar parlamenti kaloi ligjin për reformën në drejtësi që do të ristrukturojë sistemin gjyësor n Shqipëri me qëllim që të siguroj se gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarur nga politika dhe të shkulet rrushfeti.

Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve nis vitin që vjen.

Së bashku, Shtetet e bashkuara dhe Bashkimi Europian, kanë qenë të përfshirë në përpilimin e paketës së reformave, dhe një grup ekspertësh do të monitorojnë direkt aplikimimin e paketës në Shqipëri.

Veritas.com.a/