Një sfidë ligjore mbi vendimin e kryeministrit Boris Johnson për të shpërndarë Parlamentin është kundërshtuar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
Rasti është sjellë në gjykatë nga Gina Miller, një biznesumen, e cila e argumentoi lëvizjen e Johnson si një ‘lëvizje e paligjshme dhe abuzim me pushtetin’.
Duke kundërshtuar rastin e zonjës Miller, Lord Burnett i Drejtësisë tha se ajo mund të apelojë menjëherë sepse çështja gjyqësore është shumë e rëndësishme.
Apelimi pritet që të gjykohet në Gjykatën e Lartë në 17 shtator.
Një sfidë e ngjashme u dëgjua në Gjykatën e Edinburgut ditën e Mërkure, e cila gjithashtu dështoi.
Kryeministri deklaroi në 28 gusht se donte të shpërndante Parlamentin, një proces që ndodhi pesë javë para se Mbretëresha të mbajë fjalimin, në 14 tetor.
Veritas.com.al/