Në tekstin e Marrëveshjes së Tërheqjes së BE-së, Kryeministrja ka përfshire gjithashtu premtime mbi të drejtat e punëtorëve, mbi mjedisin dhe kthimin e kufirit në mes të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Renato Zuccheri

Theresa May hapet ndaj mundësisë se një referendumi të ri mbi Brexit.

Kryeministrja britanike do të paraqesë një plan të ri për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian në Dhomën e Përfaqësuesve, ne te cilën do t’u jepet mundësia deputeteve edhe të miratojnë një referendum të dytë. May e ka quajtur “shansi i fundit“. “Jemi duke bërë një ofertë të re për të gjetur një kompromis në Parlament. Është e vetmja mënyrë për të marrë Brexit“, tha kryeministrja gjatë një fjalimi në Londër.

Teksti i Withdrawal Agreement Bill  të Bashkimit Evropian, i cili do të paraqitet nga Kryeministrja në Dhomën e Ulet, parashikon lëshime të ndryshme. Një mënyrë me të cilën kreu i qeverisë britanike iu përgjigj tre dështimeve në parlament. Dhe mbi referendumin e dytë është vetëm një nga disa lëshimet që Kryeministrja është e gatshme të bëjë për të arritur marrëveshjen e lakmuar të Brexit, veçanërisht pas çarjes ndërmjet konservatorëve dhe laburistëve dhe përfundimit të negociatave midis dy partive.

May gjithashtu ka konfirmuar se nuk ishte në favor të kthimit në votim, duke ripohuar respektin për vullnetin e popullit britanik, por gjithashtu tha se ajo kishte marrë parasysh qëndrimin “real dhe të sinqertë” të shprehur nga parlamenti.

May gjithashtu ka premtuar garanci për të drejtat e punëtorëve, të cilat sipas kryeministres absolutisht duhet të jenë “jo më pak të favorshme” sesa ato të parashikuara në te drejtën e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu ka premtuar se nuk donte te shkurtonte asnjë lloj normative mbi mjedisin ose angazhimin e ekzekutivit të Londrës për të gjetur një alternativë ndaj backstopit irlandez deri në vitin 2020.

Veritas.com.al/