Nga: Michael Holden, Guy Faulconbridge
LONDER (Reuters) – Britania akuzoi dy rusë të mërkurën per vrasjen e një ish spiuni rus dhe vajzës së tij, duke i përshkruar të dyshuarit si oficerë ushtarakë të inteligjencës pothuajse te sigurt se kane vepruar në emër të shtetit Rus.
Policia britanike tregoi imazhet e dy personave që thanë se kishin udhëtuar në Britani për fundjavë në mars për të vrarë ish-spiunin Sergei Skripal me Novichok, një agjent nervor i nivelit ushtarak.
Vajza e Skripalit Julia dhe një oficer i policisë që morën pjesë në vendngjarje gjithashtu u sëmurën në këtë rast, gjë që ka shkaktuar dëbimet më të mëdha diplomatike Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë. Një grua më vonë vdiq nga helmimi me Novichok pasi burri i saj solli në shtëpi një shishe të kontaminuar me parfum të falsifikuar.
Kryeministrja Theresa May e lidh fajin në mënyrë të qartë me shtetin Rus, duke i përshkruar të dyshuarit si oficerë në inteligjencën ushtarake GRU të Rusisë.
“GRU është një organizatë shumë e disiplinuar me një zinxhir komandues të vendosur mire, kështu që ky nuk ishte një operacion i disa keqberesve. Ishte pothuajse me siguri i aprovuar edhe jashtë GRU-se në një nivel të lartë të shtetit rus, “i tha May parlamentit.
Skripal, një ish oficer i GRU –se i cili tradhtoi dhjetëra agjentë të shërbimit te spiunazhit te jashtem MI6 të Britanisë së Madhe, u gjet i pavetëdijshëm me Yulia-n në një STOL publik në qytetin anglez të Salisbury-t më 4 mars.
Autoritetet britanike i identifikuan të dyshuarit si Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov. Policia lëshoi imazhe CCTV të tyre, duke përshkruar një mision tre-ditor që i mori ata nga Moska në Londër në Salisbury, ku ata shperndane helmin në derën e Skripal para se të fluturonin drejt Moskës disa orë më vonë.
Veritas.com.al/