Policia në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur kontakte me një numër azilantësh Rus për të diskutuar rreth sigurisë së tyre, teksa po heton për vrasjen e biznesmenit rus Nikolai Glushkov.

Trupi i 68 vjeçarit u gjet në shtëpinë e tij në jug të Londrës në 12 mars. Sipas ekzaminimeve të para, vdekja i ka ardhur nga “shtypjet në qafë”.

Mbretëria e Bashkuar i akordoi azilin zotit Gloshkov në vitin 2010, sapo u largua nga Rusia.

Policia dhe shërbimet sekrete  kanë thënë për BBC  se sipas tyre azilantët e tjerë ndodhen në një rrezik jo të lartë.

Veritas.com.al/