Brunei po prezanton në mënyrë strikte ligjet e reja Islamike që e bëjnë seksin anal dhe tradhtinë bashkëshortore të dënueshme dhe aplikimin e vrasjes me gurë.
Masat e reja që hynë në fuqi ditën e Mërkurë, gjithashtu mbulojnë një kategori tjetër krimesh duke përfshirë dënimin për vjedhjet me dhunë.
Lëvizja ka shkaktuar një dënim ndërkombëtarisht.
Komuniteti gay në Brunei është shprehur në ‘shok’ dhe i frikësuar në këtë ‘ndëshkim’ mesjetar.
“Ju zgjoheni dhe kuptoni se fqinjët, familja juaj ose edhe një zonjë e moshuar që shet ‘karkalec deti të skuqur’ në anë të rrugës, dhe që mund të gjuhet me gurë”, tha një i paidentifikuar, për BBC.
Sulltani i shtetit të vogël në Azinë Juglindore ditën e Mërkurë bëri thirrje për mësime më të forta ‘Islamike’.
“Dua ta shikoj mësimin Islamik në këtë vend që të jetë përherë më i fortë”, tha Sulltan Hassanal Bolkiah në një fjalim për publikun, sipas AFP, por pa përmendur ligjet e reja.
VERITAS.COM.AL/