(Viktoria Marinova ka punuar në një televizion lokal bullgar: nuk duket se krimi është i lidhur me punën e saj si kroniste)

Një gazetare bullgare eshte përdhunuar dhe vrare në Ruse, në very te Bullgarisë.

Trupi i saj është gjetur në një park, ku ajo zakonisht vraponte. Viktima Viktoria Marinova, ishte 30 vjeç dhe ishte prezantuese në një program aktualiteti.

Lajmi i vrasjes se saj u njoftua nga prokurori rajonal i Ruse, Georgy Georgiev, i cili ka shpjeguar se si vdekja ishte shkaktuar nga goditjet ne kokë dhe mbytja. Prandaj, ekzaminimet e bëra në kufomën kane konfirmuar violencën seksuale.

Hetuesit po hetojnë dhe shqyrtojnë të gjitha pistat, si ato që lidhen me jetën e saj personale, ashtu edhe ato që lidhen me jetën profesionale si kroniste. Megjithatë, burimet e policisë raportojnë se kjo hipotezë e fundit nuk duket të jetë më e mundshme për momentin, por jo për ketë është skartuar.

Viktoria Marinova, sipas disa mediave evropiane si Politiko, po hetonte mbi abuzime te supozuara me baze BE-ne. “I shokuar nga vrasja e tmerrshme e gazetares investigative Victoria Marinova në Bullgari.Do kërkoj urgjentisht një hetim të plotë dhe të thelluar. Autorët duhet të kapen për te dhënë llogari”, ka tweetuar përfaqësuesi i OSCE për lirinë e medias, Harlem Dèsir.

Veritas.com.al