Ditën e sotme është hapur segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, në Rrugën e Arbrit, që pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa pamje nga ky segment rrugor, ku është pritur me këngë e me valle.

Kreu i qeverisë njofton se segmenti Plani i Bardhë-Qafa e Buallit u vonua për shkak të gjeologjisë së terrenit, ndërsa thekson se edhe tuneli i Murrizit do trë hapet së shpejti pasi janë duke u ndërtuar 300 metrat e fundit.

S’ka si mikpritja në rrugën e Arbrit

Hapet edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit dhe tanimë jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore

Durim edhe për 300m e fundit në Tunelin e Murrizit, ku ecet përditë po ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë kësaj zone të bekuar”, thekson kreu i qeverisë.