Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar për zgjedhjet e 25 prillit duke treguar se kanë nisur hetimet për falsigikim tyë materialit zgjedhor, rezultateve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit.
Ndërkohë, në përfundim të shqyrtimit të ankimeve administrative, thotë se KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.
“Për zgjedhjet e 25 prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe dy vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar dhe nga Policia e Tiranës.
Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar….
Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.
Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, shkruan Celibashi në Twitter.
VERITAS.COM.AL