Një foto e Céline Dion, Barbie me shëmbëlltyrën e saj në dorë, ka qarkulluar në rrjetet sociale në 6 tetor. Po, por…
Magia 2000, një shoqëri italiane që prodhon kukulla për Mattel, postoi të enjten në Instagram një foto të Céline Dion, me figureën e kukullës në dorë, e veshur me fustan Armani: “Eshtë një nder të shpërndajmë më në fund këtë kukull speciale Magia 2000 që kemi krijuar për të vetmen dhe uniken, të jashtëzakonshmen Céline Dion. Talenti, zëri dhe ana njerëzore që e kemi dashur gjithmonë ndër vite kanë qenë burimi i vërtetë i frymëzimit. Çfarë artisteje! Faleminderit për këtë gëzim, ju duam”, lexohet nën fotografinë. Barbi, pak e ngjashme, i ka kushtuar këngëtares shumë tallje e kritika. Vetëm pas publikimit në mediat, e ka kuptuar menaxheri i saj, Aldo Giampaolo, gafën e Céline.
Barbi nuk ka patur miratimin e Céline Dion
Të nesërmen, menaxhei i Céline Dion, Aldo Giampaolo i ka deklaruar gazetës kanadeze La Presse se Barbi nuk ishte as produkt tendency, as krijim i pavarur i miratuar nga këngëtarja. Në fakt, goditja ishte e mirëpërgatitur me qëllim që krijuesit e kukullës, Mario Paglino dhe Gianni Grossi të mund të kishin një foto ekskluzive të Barbit në duart e Céline Dion.
Aldo Giampaolo shpjegon: “Një rrobaqepës i Armani Privé që kishte ardhur për ta takuar Céline për provat e një fustani, i ka treguar këtë kukullën që e kishte krijuar një miku i tij dhe i ka kërkuar Céline nëse mund të bënin një foto të saj me kukullën”.
Problemi është se ajo nuk dyshonte që krijuesit do ta përdornin këtë pamje për të bërë promocionin pa miratimin e saj. “Nëse do të isha atje, nuk do të kishte patur foto”, vazhdon menaxheri i këngëtares. Eshtë e njohur tashmë, Céline Dion është tepër xhentile!
/ Nga Fanny Plateau/