Një tjetër kampion i sportit shqiptar u nderua sot me një ceremoni të dedikuar për arritjen dhe ngritjen lart të flamurit shqiptar. Boksieri Florian Marku u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen ‘Kordoni i madh me Yll të Mirënjohjes Publike’

Ambasador të Shqipërisë’ e quajti Rama kampionin shqiptar teksa i dha medaljen. Rama tha se Marku ka ngritur lart flamurin tonë shqiptar në ekranet më të mëdha televizioneve sportive në të gjithë botën.  Kryeministri u ndal edhe në rrugëtimin e vështirë të Markut drejt karrierës që ka arritur sot. Ai u shpreh se Markut sot na nderon të gjithëve dhe duhet të jemi krenar për të pasi i ka arritur të gjitha vetë duke nisur nga zero.

“Pas kordonit vjen Ylli i Madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të Shqipërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja. Suksesi i Florjanit është një sukses që bën lajm, dhe lajmi i mirë është që suksesi i Florjanit është kuq e Zi”, tha Rama.”, tha Rama.

Në praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij të vogël, kampioni shqiptar mes emocionesh tregoi peripecitë që ka kaluar për të arritur aty ku është sot. Ai u ndal në jetën e vështirë që ka bërë sëbashku me familjen, deri sot kur me shumë punë e mund thotë se ka arritur t’i plotësojë premtimin që i ka dhënë nënës.

“Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më”, tha Marku.

Ndonëse ka pasur shumë oferta, Marku tha se ka zgjedhur që të luaj për Shqipërinë duke theksuar se kurrë nuk ka pranuar që ta hedhë poshtë flamurin kuqezi. Ai kishte një mesazh për të gjithë të rinjtë, të cilëve iu tha se kurrë nuk duhet të dorëzohen, pasi me sakrifica kanë për të arritur gjithçka.

“Asnjeri nuk është rastësisht aty ku është. Nuk e dini ca kam kaluar në jetën time për të arritur këtu ku jam. Kurrë mos u dorëzoni, edhe dita juaj ka për të ardhur”, tha ai.