(FOTO: Pamje nga protesta e opozitës në Tiranë)/

Nga Laert Skiro/

“Malli” i parë që doli nga zyrat e Qeverisë në këtë ditë të vështirë proteste popullore kundër saj, ishte një ministër. Një media pranë kryeministrit shkroi gjatë mbi kualitetet e “mallit”, njësoj siç bëjnë tellallët në treg. Me shitjen që do të bëhej do të merrnin secili fitimin e vet:

Tellalli (dmth., media) do të merrte plot gjëra: Një vështrim lëpirës “bravo” nga kryeministri, një tender më shumë me fonde publike, dhe të drejtën për të bërë lëmsh punët e tjera, psh., universitetet publike të vendit. (Ky i medias që nxori ministrin në treg është përfaqësues i një universiteti provat që mjel qeverinë në mënyrë të vazhdueshme. Media e lidhur pas qeverisë do të fitonte kohë me këtë qeveri që e ka të lidhur pas vetes. Qeveria që vjen nuk ka më asnjë të drejtë që t bëjë pisllëkun e  lidhjes së mediave pas vetes.

Tjetër, kush fitonte?

Do të fitonte vetë ministri që do të bëhej kurban. Thuhet se ky “gia” është kurban, përderisa është ministri që ka kultivuar dhe ka shitur drogën e Shqipërisë. Ky ka hyrë në histori dhe nuk ka ku futet pa dhënë llogari para drejtësisë. Ministri i Brendshëm, një aleat fondesh dhe narkotikësh me kryeministrin, ka kryer krimin më të madh shtetëror që ka ndodhur në Shqipëri e rrotull nesh: E ka kthyer vendin në një plantacion narkotikësh; që do të thotë “plantacion” rreziku, pasigurie, vëllavrasjesh, hakmarrjesh, klanesh, luftërash për jetë a vdekje…  Në qoftë se sot do të shitej- kjo do të ishte në favor të tij, sepse do të dukej sikur ai më i keqi- e lëshoi. Nesër mund të kërkonte statusin e “të hedhurit jashtë”.

Do të fitonte:

Kryeministri. Të paktën kështu ka menduar përderisa ka hedhur në treg ministrin Tahiri. Kryeministri e konsideron “treg” gjithë vullnetin dhe prosperitetin qytetar shqiptar për të ndërtuar shoqëqri të lirë e të drejtë, për të pasur standarde qytetare perëndimore. Kjo është fitorja e tij e parë.

Fitorja e dytë dhe kryesore e Ramës- kryeministër, është zgjatja e kohës në pushtet. Këtij i mjafton vetëm pesë muaj kohë, deri në zgjedhjet e 18 qershorit. Këtu ai ngul thundrën në një pushtet të vjedhur dhe të blerë. Në qoftë se Edi Rama arrin në zgjedhje si kryeministër, ky vend merr fund; këtu nuk ka më as pushte, as qeveri, as drejtësi, as demokraci. Gjithë paratë e fituara me shitjen e drogës dhe me vjedhjet e korrupsionin do të shkonin për të blerë pushtetin- që do të ishte përjetësisht pushtet i dhunës dhe i mjerimit.

Kryetari i PD, Basha, sot në mëngjes tha se nuk kishte interes për të blerë ministra. Me këtë konfirmoi jo vetëm faktin se shitja e ministrave nuk vlen për motivin e protestuesve, por me këtë rast konfirmoi se “një shitje ministri” është ofruar në çadrën e protestës.

 

/Veritas.com.al/