Sipas një sondazhi të ri, shumica dërrmuese e njerëzve në Suedi e ndjejnë se vendi i tyre po shkon në “drejtimin e gabuar” me shumë te shqetësuar rreth niveleve të krimit dhe emigracionit.

Të dhënat e sapo lëshuara vijnë përpara zgjedhjeve kombëtare të Suedisë në shtator dhe u mblodhën nga studimi i firmës  me bazë franceze te sondazheve ” What Worries the World” Ipsos, i cili shqyrton qëndrimet ndaj një numri çështjesh në vende të ndryshme, duke renditur çështjet kryesore të shqetësimit.

Të dhënat për Suedinë tregojnë se 73 për qind e të anketuarve besojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar në krahasim me mesataren e 56 përqindëshit në mbarë botën.

Sondazhi shqyrtoi mendimet e qytetarëve mbi papunësinë, varfërinë, krimin dhe dhunën, korrupsionin financiar dhe politik, si dhe çështjet e kujdesit shëndetësor.

Krimi dhe dhuna ishin çështja që kishte të bënte me suedezët më shumë sipas të dhënave me 50 për qind të të anketuarve suedezë duke thënë se ata ishin shumë të shqetësuar rreth çështjes.

Veritas.com.al/