Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në fokus të këtij takimi ishte reforma në drejtësi për të cilën thotë se mori mbështetjen e plotë të diplomates amerikane.

Ndër të tjera Manja shkruan se me Yuri Kim ndanë së bashku idetë dhe objektivat për të vijuar më tej punën pa kthim, për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në të gjithë përbërësit e saj.

Statusi i plotë:

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e paçmueshme për Shqipërinë. Me Ambasadoren🇺🇸Kim biseduam dhe ndamë së bashku idetë dhe objektivat për të vijuar më tej punën pa kthim, për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në të gjithë përbërësit saj.
Pengesat e vogla nga çdo anë të vijnë, as nuk do të pengojnë e as nuk do të ndalojnë bashkëpunimin tonë maksimal në luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri!