Turqia është zotuar të ndërmarrë “veprime ligjore, diplomatike” mbi një karikaturë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në revistën Franceze Charlie Hebdo.
Karikatura përshkruan presidentin e Turqisë duke ngritur veshjen e një gruaje të mbuluar.
Media shtetërore thotë se prokurorët turq kanë filluar një hetim zyrtar mbi revistën satirike.
Tensionet midis Francës dhe Turqisë janë të larta pasi Presidenti Emmanuel Macron premtoi një qëndrim më të ashpër kundër Islamit radikal.
Zoti Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të bojkotojnë mallrat franceze dhe tha se zoti Macron kishte nevojë për “kontrolle mendore”.
Mosmarrëveshja ka bërë jehonë në të gjithë botën, duke nxitur bojkot dhe protesta kundër Francës në disa vende me shumicë myslimane duke përfshirë Bangladeshin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libinë.
Polemikat pasojnë gjithashtu zotimin e Macron për të mbrojtur sekularizmin pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi francez i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.
Presidenti tha që mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”.
Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për myslimanët.
VERITAS.COM.AL/