(FOTO: Katedralja Kazan në St. peterburg ku ishte planifikuar shpërthimi)/

Informacione të siguruara nga CIA ndihmuan shërbimet e sigurisë së Rusisë që të zmbrapsin një sulm në katedralen Kazan të St Petersburg’, tha Kremlini.

Sulmi mendohet se ishte planifikuar të kryhej të Shtunën, thanë zyrtarët.

Në një bisedë telefonike, presidenti Vladimir Putin falënderoi presidnetin Donald Trump për ndërhyrjen e CIA, tha Kremlini.

Zoti Puti i tha zotit Trump se shërbimet speciale të Rusisë e morënë informacionin mbi kërcënimin e sulmit terrorist nga homologët e tyre të Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi i Sigurisë FSB i Rusisë tha në një deklaratë se ka ndaluar shtatë anëtarë të celulave ië Shtetit Islamik dhe se ka kapur një sasi eksplozivi, armë dhe leteratutë të ekstremistëve.

Celula kishte planifikuar që të kryente një sulm vetëvrasës në institucionine  besimit ku do të vriste qytetarë ditën e Shtunë- sipas deklaratës së FSB.

Grupi po përgatiste objktivin e shpërthimit, katedralen dhe vende të tjera publike në qytein e dytë më të madh të Rusisë, tha Kremlini.

Kremlini shtoi se zoti Putin i kërkoi zotit Trump që t’i ëprcillte falendeimet e tij drejtorit të CIA dhe të gjithë operativëve të angazhuar.

Veritas.com.al/