
Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve pritet të miratohen emrat e deputetëve që do të përbëjnë grupin e punës për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas projektvendimit që u miratua, ky grup pune do të përbëhet nga Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka nga ana e maxhoranës dhe Korab Lita nga ana e opozitës parlamentare.
Kodi i ri zgjedhor duhet të hartohet brenda 30 shtatorit dhe grupi i punës tashmë duhet të punojë në kohë rekord.
VERITAS.COM.AL/