Arrestohet Florenc Hoxha, ish drejtor i Bashkisë së Bashës, i prezumuar për disa krime

Një grup policësh të maskuar kanë qenë të detyruar të kapërcejnë murin rrethues për të hyrë më pas në banesën e Hoxhës në Farkë, e cila shpesh ka shërbyer si kështjellë mburoje për Florenc Hoxhën sa herë duhej të arrestohej nga policia.

Florenc Hoxha që ka qenë drejtr i Policisë Bashkiake të Lul Bashës, herë është sulmuar me armë të rënda nga rivalët e tij e herë ka tentuar të godasë njerëz. Për këtë është kërkuar arrestimi i tij disa herë.

Në Maj 2015, Policia e Tiranës ka arrestuarnë flagrancë, këtë të dielë kreun e Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, pasi akuzohet se ka dhunuar dy persona.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, “është vënë në pranga Florenc Hoxha, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, sepse më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë”.

Po në maj 2015, Florenc Hoxha është dënuar 1 vit e katër muaj burg nga gjykata e Tiranës. Gjykata e Tiranës  ka shpallur masën e dënimit ish kreut të policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha. Vendimi i gjykatës është dhënë për dy akuzat që rënduan ndaj tij me një vit burg për “Shpërdorim detyre” dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove për akuzën e “Plagosjes së lehtë” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Në vitin 2013, mdia shkruante: “Personazhi mediatik, me funksion të lartë shtetëror në Tiranë, si kryepolic ndërtimor i bashkisë së kryeqytetit, i quajtur Florenc Hoxha dhe i etiketuar me nofkën “sekser” i Lulzim Bashës, përveçse “figurë” e mirënjohur si dhunues fizik institucionesh e nëpunësesh femra të administratës së bashkisë Tiranë, rezulton të jetë i përfshirë personalisht dhe në shkelje të ligjit e abuzimeve me detyrën zyrtare.

Sot Florenc Hoxha është mbyllur në qeli për dhunën ndaj kryeministrisë gjatë protestës së opozitës:

Ky i fundit u shoqërua sot si një nga pjesëmarrësit në protestën e opozitës. Nga pamjet filmike të policisë, siç mësohet Hoxha rezulton të jetë mes personave që dëmtoi kërpudhën. Ai po ashtu ka nxitur protestuesit e tjerë të mësynë drejt Kryeministrisë.

Veritas.com.al/