Partia Komuniste e Kinës ((CPC) ka propozuar heqjen e kufizimit të mandateve mbi postin e Presidentit. Propozimi u bë nga presidenca e partisë ditën e Diele. Kjo lëvizje do ta bëjë shumë më të thjeshtë për sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, shef i Ushtrisë dhe President i republikës, Xi Jinping për të mbajtur të gjithë këto postë në pafundësi.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘Xinhua’ raporton se Komiteti Qendror i Partisë Komuniste ka prezantuar një seri amendamente të reja për ligjin komunist që të debatohet dhe të implementohet në sesionet e ardhshëm, të cilët gjithashtu përfshijnë një shtesë zyrtare të psikologjisë totalitare “ Mendimi i Xi Jinping,” për Kushtetutën e Kinës.

Amendamenti kushtetues mbi kufizimin e mandateve mund të ndryshojë frazën ku thuhet se presidenti kufizohet në dy mandate. Në amendament thuhet: “Mandati i postit të presidentit dhe zëvendës- presidentit të Republikës Popullore të Kinës është i njëjtë si edhe mandati i anëtarit të Kongresit Kombëtar”.

Anëtarët e Kongresit Kombëtar zgjidhen një herë në pesë vjet, njësoj si presidenti dhe zëvendës-presidenti. Ligji kinez nuk thotë se mandatet e tyre janë të kufizuar dhe se në sa palë zgjedhjesh mund të zgjidhen për të zënë vend në Kongres”.

Veritas.com.al/