Çitaku thotë se Edi Rama është kryeministri që shqiptarët në Shqipëri e kanë zgjedhur tri herë radhazi dhe se preferencat personale të dikujt për të pushojnë atëherë kur pranohet funksioni shtetëror raporton Gazeta Express.
“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë. Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar ajo.
Tutje ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, tha se ka qenë dëshmitare për mbështetjen që Rama I ka dhënë Kosovës në disa situate.
Ajo ka shprehur keqardhje që në ditën e çlirimit të Kosovës duhet t’ua përkujtojë disave ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Kosovës.
“Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tone. Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tone”, ka shkruar ajo.
Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka shpërndarë një postim në profilin e tij personal në Facebook ku Edi Rama quhej “pro-serb”. Të njëjtin postim më pastaj e ka fshirë.