Shtyrja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e ritheksoj, se ishte një gabim historik për Bashkimin Evropian. Evropa ka një përgjegjësi të madhe dhe nuk mund të ndërpresë dialogun, theksoi kryeministri italian, Giuseppe Conte në deklaratën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Nga ana ime, inkurajoj një hapje të qartë të opozitës për të vazhduar rrugën e reformave, veçanërisht për sa i përket reformës zgjedhore. Gjithashtu, ju kujtoj forcave të opozitës mundësinë për të mirëpritur këtë hapje me një frymë konstruktive”, shtoi Conte në deklaratën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri shqiptar theksoi se shtyrja e negociatave për Shqipërinë ishte një mesazh dobësie. “Shtyrja e negociatave për Shqipërinë është një mesazh dobësie, një mesazh pafuqie. Por rruga që ka ndërmarrë Tirana është ajo e integrimit të plotë evropian”, theksoi kryeministri shqiptar, Edi Rama.“Evropa ka dhënë një mesazh dobësie sa i takon mbajtjes së premtimeve, por Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj që ka ndjekur deri tani, atë të integrimit të plotë në BE”, deklaroi Conte.

Veritas.com.al/