KOMENT

Ku po shkojme me kete perhapje te infeksionit me Covid? SA shume njerez nuk besojne se ka virus. Por shume prej tyre bien viktime.

Po rritet prape numri i te prekurve.

Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona.

Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk  e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.  Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Ndërkohë ditët e fundit në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit është vënë re, neglizhencë nga qytetarët, duke mos respektuar distancën fizike, apo përdorimin e maskave.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë  u shënuan 48 raste pozitiv me koronavirus e ndërsa ka pasur edhe një rritje të të shtruarve në spital, 4 më shumë se dje. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e djeshme ka shënuar rastin e parë.

VERITAS.COM.AL