4 persona janë identifikuar si të prekur me koronavirus në Fier. Lajmi i ka bërë qytetarët edhe më të kujdesshëm.

Në qytetin e Fierit sot ka patur shumë pak persona në rrugë.

Pjesa më e madhe e mjeteve që lëviznin ishin mjetet e lejuara nga policia, ndërsa ka patur edhe ndalime të makinave private që nuk kishin asnjë punë.

Nuk ka një shifër të të ndaluarve, por ndërkohë në qytet ka nisur dezibfektimi në dosa zona, ku u lajmërua se kishte 4 persona të prekur. Një prej tyre është në qytetin e Patosit dhe sapo është kthyer nga Italia.

Kështu, Fieri është bërë vatra më e re e infeksionit.

VERITAS.COM.AL/