Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament foli për një skenar të mundshëm në rast mbingarkese të sistemit shëndetësor.

 “Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve, do përzgjedhim se kush do trajtohet!”, tha ajo.

Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë për sistemin shëndetësore nga “The Lancet”. Shqipëria ka marrë vlerësim më të mirë dhe se disa vendet të BE. Vlerësimi për Shqipërinë për investimet në sistemin shëndetësor. Në Shqipëri situata me pandeminë po përdoret politikisht. Nuk kemi ndaluar asnjëherë punën në këto kohë sfiduese. Të ngeshmit kërkojnë zbatimin e 4 pikave të planit me 5 pika. Në mars i bënin thirrje popullit të Kavajës që të ngriheshin se do çonin karantinën.

Çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e Komitetit të Ekspertëve. Po rrisim testimet,do të përfshijmë dhe testimin e shpejtë. Do të
shtojmë kapacitetet spitalore siç e kemi bërë. Kjo luftë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Të gjitha masat shkojnë në funksion të frenimit të virusit. Ajo që ne mund të bëjmë është të zbatojmë rregullat e thjeshta. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkim të sistemit shëndetësor. Nëse do të kemi mbingarkesë të spitaleve do përballemi me përzgjedhje se kush do trajtohet“, tha Ministrja.

Fjala e plotë

Më lejoni që ta filloj këtë fjalë shumë shkurt me një lajm të mirë në këtë kohë ku në fakt jemi mësuar të dëgjojmë për shkak të pandemisë dhe të përjetojmë humbje të thella.

Shqipëria sipas “The Lancet”, një ndër revistat më prestigjoze akademike është vlerësuar me 70 pikë nga 100 pikë të mundshme. Duke e krahasuar sistemin shëndetësor dhe pikërisht mbulimin shëndetësor universal në Shqipëri me një rezultat shumë më të mirë, krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo për faktin e thjeshtë të investimeve të bëra nga qeveria shqiptare, përsa i përket efikasitetit të trajtimit të sëmundjeve.
Shqipëria ka marrë 70 pikë, njësoj si Rumania pra vende të Europës dhe më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor. Indikatorët për të cilat sistemi shëndetësor shqiptar ka shënuar pikët më të larta janë përsa i përket trajtimit të tumorit të gjirit, të tumorit çervikal dhe uterin, trajtimit të sëmundjeve lidhur me diabetin, të tuberkulozit, trajtimit të sëmundjeve pulmonare. përsa i përket kujdesit perinatal të nënës dhe të lindjes dhe pas lindjes së fëmijës si dhe mbulimin vaksinal.

Të gjitha këto janë vlerësime të rëndësishme që ne marrim jo nga studime të bëra nga organizata të paçertifikuara, jo nga grafikë të bërë me matematikë të gabuar, por nga revista prestigjoze, në të cilat punojnë më shumë se 5 mijë bashkëpunues akademikë, me metodologji të unifikuar dhe burime të dhënash të sakta. Dhe këto janë faktet.

Më lejoni që shumë shkurt të ndalem tek çfarë situate po përjetojmë në lidhje me pandeminë e Covid19. Duke marrë lejen tuaj për të cituar disa fjalë të thëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili thoshte përpara disa ditësh: “Atje ku ka patur përçarje politike në nivel kombëtar- thotë Dr. Tedros – është vënë re dhe një mungesë e madhe respekti për shkencën dhe profesionistët e mjekësisë. Është shpërndarë konfuzion, ndërsa rastet dhe fatalitetet shtohen. E kam përsëritur shpesh- thotë Dr. Tedros, ndaloni përdorimin politik të Covid19. Pandemia nuk është futboll politik”

Këtu në Shqipërinë tonë të vogël pandemia po përdoret politikisht. Madje është përdorur pa ardhur ende rasti i parë në Shqipëri. Jo futboll, por ping-pong politik e kanë bërë ata që e luajnë në ato tavolinat e vogla të selive, ku mblidhen me njëri tjetrin mjekët e organeve drejtuese të partisë dhe shpallin katastrofën që nuk u erdhi.

Ndërkohë që ne nuk e kemi ndalur as edhe një moment punë në ktë kohë shumë sfiduese, kohë që vjen 1 herë në 100 vite dhe këta që flasin nga ato tavolinat ku luajnë ping-pong u zgjuan papritur, pas pushimeve verore apo edhe pas ëeekend-eve të gjata dhe fillojnë recitojnë përditë të njëjtin tekst. Ndërkohë që mjekë, infermierë shërbime mbështetëse, struktura të urgjencës kombëtare, të gjithë stafet tona mjekësore kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën në shërbim të njerëzve e këta të ngeshmit urdhërojnë të që zbatojmë 4 pikat e planit me 5 pika. Eshtë vertetë fenomen I përhapur në botë ai që përmend dhe kritikon në fakt kreu i OBSH, ping-pongu politik tek ne është sporti I lojës me pandeminë që ka filluar ende pa filluar epidemia mnë Shqipëri.

Sot bërtasin për kapacitete ndërkohë që në shkurt i bënin thirrje nga Facebook popullit të kavajës, ngrihuni o popull se do t’ju sjellin karandtinën në Spitalin e Kavajës, a thua po u çonim në shtëpi dhe Komiteti I Ekspertëve duhet të pyeste këta se cilët ambiente duhet të përdoret për të përballuar epideminë. Nuk po flas për testet sepse vendosin objektiva të cilat i kanë totalisht të pavlerësuara nga pikëpamja shkencore dhe nuk e dinë që çdo vendim, ose nuk duan ta kuptojnë që çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një Komiteti Ekspertësh.

Ne thamë dhe i qëndrojmë deri në fund që me shtimin e rasteve pas hapjes, strategjia e vjeshtë dimrit përfshin rritjen e nurmit të testimeve, kjo ndodhi, nga Qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi për të rritur testimet edhe duke përfshirë tesimin e shpejtë, testin e antigenit siç quhet ndryshe.

Strategjia jonë përfshinte shtimin e stafeve mjekësore, dhe na fillimi deri më sot më shumë se 150 punonjës janë përfshirë në sistemin shëndetësor për të mbështetur stafet aktuale dhe për të përgatitur stafe për të shërbyer në strukturat që do të hapim, COVID3 dhe COVID4. Ne thamë dhe do i qëndrojmë për qyetarët shqiptarë që kanë kujdes mjekësor, i cili jepet falas për çdo shqiptarë, sigurohen trajtimet ashtu sikurse trajtohen në çdo vend tjetër të botës.

Dhe gjithashtu thamë dhe do ti qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, siç e kemi bërë duke vendosur katër struktura në dispozicion për Tiranën dhe gjithashtu duke përfshirë në planin tonë të vjeshtë-dimrit dhe kapacitetet e spitaleve rajonale.
Por kjo nuk është një luftë që mund të bëhet e vetme dhe patjetër që kërkon bashkpunimin e qytetarëve, ndaj e gjithë sakrifica e bërë deri më sot të mos shkojë kot duhet që çdo qytetarë të bashkohet në këtë luftë, duke mundësuar dhe duke respektuar vendosjen e maskës, distancës dhe higjenës personale, dhe të gjitha masat që jemi duke ndërmarrë pikërisht shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk ka dhe unë e di që qytetarët presin gjithmonë diçka të re, presin gjithmonë nga ne politikanët të themi apo të gjejmë fjalë të reja për të paraqitur situatën apo për të shpjeguar së çfarë po ndodh, apo për të bërë ne parashikimit që nuk po I bëjnë dot as ekspertët më të mirë botëror.

Por ajo që mund të bëjmë ne si qytetarë është të zbatojmë rregulllat e thjeshta, dhe ajo çfarë po bën qeveria është përgatitja për të përballuar çdo skenar, por nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor ndaj masat që jemi duke ndërmarrë, qoftë përsa I përket parandalimit, qoftë përsa I përket izolimit nëpërmjet gjurmimit dhe testimit, qoftë përsa i përket kapaciteteve spitalore, shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të mundemi të frenojmë epideminë nëpërmjet zbatimit të rregullave, të mundemi të trajtojmë çdo qytetarë në spitalet tona duke mos I lënë asgjë mangut një trajtimi të mirëfilltë siç po ndodh sot, sepse nëse do kemi një mbingarkesë të spitaleve atëherë do të këmi, do përballemi me vështirësi, do përballemi me zgjedhje se kush do trajtohet I pari, ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur kur ka patur flukse të rasteve në spitale ku janë detyruar të përzgjedhin kë të fusim në frymëmarrje të drejtuar.

Sigurisht që akti normative që do të kalojmë sot është një akt i cili jo vetëm mbështet qytetarët por mbi të gjitha drejton vemendjen drejt zbatimit të masave. I lë mundësi qytetarëve të kuptojnë që nuk është gjoba ajo që është qëllimi parësor I marrjes së masave por pikërisht trego që ka ardhur momenti që ne të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën tonë për të mundur këtë pandemic që nuk e sollëm ne, që nuk e solli qeveria por që për gjithë botën është sot problem më madhor dhe beteja e parë që ne duhet të fitojmë është beteja shëndetësor.