Në situatën e ‘luftës’ kundër pantemisë së koronavirusit, kur shoqërise i duhen  kursyer sa me shume mjete dhe energji, Qeveria kerkon nga organet e Drejtesise qe te aplikohen alternativa te tjera per njerzit nen hetim dhe te pandehurit, jo te mbushen burgjet.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka dërguar një letër tre institucioneve të drejtësisë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të prokurorisë me anë të së cilës i kërkon të inkurajojnë zbatimin e alternativave të dënimit dhe aplikimin e masave shtrënguese të ndryshme nga masa e arrestit me burg për personat nën hetim apo të pandehur, sipas parashikimeve ligjore. Kjo kërkesë vjen për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes.

Në shkresën e Gjonajt, thuhet se janë të akomoduar rreth 5200 persona të burgosur, nga të cilët 2600 janë të dënuar dhe 2600 janë të paraburgosur. Në këto institucione janë të punësuar 4050 punonjës, të cilët për shkak të natyrës së punës së tyre, do të vijojnë të jenë në shërbim, me tri turne, duke i siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të personave që ndodhen në institucion, me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit nga virusi COVID-19.

Kërkesa për nxjerrjen e udhëzimeve mbi aplikimin e masave dhe dënimeve penale alternative është dërguar nga Gjonaj më 14 mars dhe ka si qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kjo dhe në kuadër të nevojës së përballimit të pandemisë globale me të cilën po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infektimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi.

VERITAS.COM.AL/