Yahoo News UK Mars 16, 2020

Një sondazh tregon se të rinjtë janë dy herë më të predispozuar se të moshuarit mbi 70 vjeç të vete izolohen për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Pandemia që është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të planetit ka të ngjarë të godasë grupe si të moshuarit dhe ata më vulnerabël.

Të hënën, Boris Johnson u tha të gjithëve në Mbretërinë e Bashkuar që të shmangin të gjitha kontaktet e panevojshme shoqërore, me mbylljen e bareve, restoranteve, kinemave dhe teatrove.

Ai tha se kjo ishte veçanërisht e rëndësishme për njerëzit mbi 70 vjeç, për gratë shtatzëna dhe për ata me probleme shëndetësore për të zvogëluar numrin e viktimave.

VERITAS.COM.AL/