Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se vendi i saj duhet të mbetet “syhapur dhe i ndërgjegjshëm” në trajtimin e krizës së koronavirusit, pasi “nuk është faza e fundit, por ende vetëm fillimi”.
“Do të duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë,” i tha ajo parlamentit, përpara një takimi të BE përmes videolink.
Ajo theksoi nevojën për kohezion evropian në luftimin e virusit.
Zonja Merkel tha se Gjermania duhet të jetë e gatshme të “bëjë shumë ndryshe, do të thotë kontribute shumë më të larta në buxhetin e BE”.
Financimi shtesë duhet të sigurohet “në një frymë solidariteti” dhe për një kohë të kufizuar, tha ajo.
Italia, në epiqendrën e pandemisë në Evropë, ka qenë veçanërisht e zëshme në nxitjen e partnerëve të saj në BE të garantojnë bashkarisht borxhin, si pjesë e një pakete të madhe shpëtimi.
Por Gjermania, Holanda dhe Austria kundërshtojnë çdo ndërsjellim të borxhit, në formën e të ashtuquajturave “koronabondë”. Sipas rregullave aktuale të BE-së, vendet nuk mund të bëhen përgjegjës për borxhet e njëri-tjetrit.
Të enjten udhëheqësit e BE pritet të nënshkruajnë një fond të ri urgjence prej 540 bnn € për të mbrojtur punëtorët, bizneset dhe vendet evropiane më të prekura nga shpërthimi i koronavirusit. Detajet nuk janë punuar ende.
VERITAS.COM.AL