Java e fundit ka shënuar një numër të lartë infektimesh prej koronavirusit në vend.
Nga dita në ditë numri ka ardhur në rritje, ku ditën e diel u raportuan 57 raste të reja.
Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 69 raste të reja me COVID-19, nderkohe qe ne total numri i te prekuve ka shkuar 1590.
Ne Infektiv marrin sherbim spitalor 50 paciente, 7 ne terapi intensive dhe 1 i intubuar. Ne total kemi 499 persona aktive me koronavirus ne vend.
Shifrat e sotme për Covid-19 për vendin tonë shënojnë një rekord të ri.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.
Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës“, bën me dije Ministria.
VERITAS.COM.AL