Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend.
Ndërsa i është referuar protestës së mbrëmshme të opozitës, Ngjela tha se nuk ishte populli ai që ka dalë në protestë, pasi sipas tij maksimumi në shesh mund të kishte 2500 veta.
“Nuk ka popull në shesh. Në protestë ishin maksimumi 2500 veta, por 2500 veta nuk janë populli. Nuk ka popull, janë disa persona që këta i bien me makina. 2500 veta i mbledh çdo njeri, nuk është kaq populli. Edhe një prift i mbledh kaq, jo një parti politike. PD-së nuk i ka ardhur e gjithë anëtarësia e saj, ajo i ka rreth 80 mijë veta”-tha Ngjela, në studion e A2 CNN.
Sa i takon kryeministrit, Ngjela tha se ka pasur besim tek Rama, por sipas tij ky tashmë është i pafuqishëm përballë maxhorancës.
“Unë kam pasur besim tek Rama. Kam pasur marrëveshje me këtë kryeministër, por ky nuk ka fuqi përballë mazhorancës”-tha Ngjela.
Më tej, ai u shpreh se se policia gaboi për gazin lotsjellës, pasi sipas tij duhej të ishte hedhur më shpejt.
“Policia gaboi për gazin lotsjellës. Do duhej ta kishin hedhur më shpejt. Nuk ke punë me institucionet. Këta nuk i pranon perëndimi. PD duhet të ndryshojë lidershipin”-u shpreh Ngjela.
Më tej, Ngjela tha se “Kur dështon në politikë, duhet të tërhiqesh, por këta duan destabilizim sepse kanë frikë nga Reforma në Drejtësi. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar, kanë vjedhur të gjithë”.
Ndërsa në lidhje me atë çfarë pritet të ndodhë në 30 qershor, Ngjela tha se “Në 30 qershor do të bëhen zgjedhje, nuk kanë njerëz që të ndalojnë zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë. Mund të ndodhë në 5-6 zona, por ka ligj. Ata që pengojnë zgjedhjet do përfundojnë në burg dhe në ato zona anulohen zgjedhjet dhe shpallet data tjetër”./ CNA.al