Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ka marrë përsipër misionin e faljes së territoreve të Republikës, që ky e ka quajtur ‘korrigjim’, ndodhet në një Konferencë me titull “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian në Alpbach të Sllovenisë.

Në panelin e konferencës  Hashim Thaçi ndodhet në krah me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është “në favor të korrigjimit të kufirit” me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë, shkruan “Bota sot”.

Deklarata, e konsideruar nga media si ‘skandaloze’ e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata e presidenti të Kosovës.

Videon e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.

“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka mos të folë Hashimi i cili është i strukur, i frikësuar, dhe i dorëzuar . Pahori  i dëshpëruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijëra kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli në shënimin e tij.

Për më shumë shikojeni videon e shpërndarë

Veritas.com.al/

https://www.facebook.com/AntiSorosTV/videos/317041152191159/?t=87