Gjykata e Posaçme dha pak minuta më parë masën e “arrestit me burg” për ish-kryetarin  e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Dakos, Petrit Ismaili u shpreh se vendimi është në disproporcion të plotë me veprën penale.

Sipas tij Dako po akuzohet për një vepër qe cila ka 10-12 që pretendohet se është kryer.

Ai tha se Dako nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprime që bëjnë strukturat që bashkia ka në varësi.

“Seanca vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Vendimi është disporpocion të plotë me veprën penale që i atribuohet Dakos, kohën kur është kryer kjo vepër penale dhe me nevojat e sigurimit të tij.

Dako po akuzohet për një vepër qe ka mbi 10-12 vite që pretendohet të jetë kryer kjo vepër.

Për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim proceduar i ngutshëm, ndërkohë vepra penale ka 10-12 vite.

Prokurori paraqiti asnjë provë  për arsyetuar nevojën e ngutshme për veprimin e ndërmarrë , gjithashtu nuk paraqiti asnjë provë ku të justifikojë kushtet dhe kriteret për masë e sigurisë, thjeshtë ngeli në kuadrin deklerativ.

Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së sigurisë. Kryetari i Bashkisë nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e strukturave që bashkia ka në varësi.

Për veprën e dytë penale, doli qartë është që një lapsus i prokurorisë  dhe jo lapsus i organit që ka nxjerrë vendimin” tha Ismalili.r