Deri më sot ‘lajmi’ se pas Saimir Tahirit e ka radhën Damian Gjiknuri, qëndronte pezull në ajër kudo ku flitej mbi krimin e tmerrshëm shtetëror.
Por sot mediat kanë publikuar dy burime se ky lajm po bëhet tokësor dhe konkret.
Burimi i parë është letra e një qytetari dërguar ish- kryeministrit Berisha, i cili njofton se ministri aktual Damian Gjiknuri është parë në darkë me vëllezërit Habilaj, në Vlorë. Dëshmitari që shkruan informacionin thotë se takimet Gjiknuri- Habilaj kanë qenë të shpeshta gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit, në Vlorë.
Ndërkohë, sipas burimeve, vetë Habilajt i kanë bërë regjistrimet e nevojshme me figurë dhe me zë kur i japin shuma të mëdha parash në dorë ministrit Gjiknuri, para që do të ëprdoreshin për manipulimin e zgjedhjeve- sipas dëshmitarit.
Pas arrestimit të Moisi Habilaj në Itali, (kushëri i Tahirit), gjatë trafikimit të lëndëve narkotike, i arrestuari ka dorëzuar disa prova të lidhjeve me ministra të qeverisë shqiptare. Provat ndaj Tahirit u bënë të njohura; mbi to u kërkua arrestimi i deputetit Tahiri.
Ndërsa provat ndaj ministrit Gjiknuri janë në proces.
Sot Prokuroria e Krimeve të rënda ka deklaruar se ‘një ministër tjetër po hetohet mbi lidhjet kriminale me bandën e Habilaj”.
Damian Gjiknuri është ministër i Energjisë dhe Ekonomisë, edhe në mandatine dytë të qeverisë Rama. Si Tahiri edhe Gjiknuri janë dy të ashtuquajtur ‘superministra’ për shkak të lidhjeve shumë të afërta, ‘nën sqetull’ me kryeministrin Rama.
Para pak ditësh, disa hajdutë që me siguri kishin informacion, plaçkitën shtëpinë e nënës dhe vëllait të Gjiknurit, ku mendohet se fshiheshin shuma të mëdha monetare.
Veritas.com.al/