Një nga biznesmenët më të takuar dhetw  përfolur të kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike, Damir Fazlliç ka komentuar së fundmi zgjedhjen e Lulzim Bashës për një mandat të dytë. Në një status në faqen e tij në Twitter, ai shkruan “Forrest Gump fitoi, stili i Koresë së Veriut. RIP (u prehsh në paqe) partia më e madhe në historinë e Shqipërisë…”.

Fazlliç u pa për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005 në krah të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, ndërkohë që nga socialistët është akuzuar si mik i familjes Berisha. Për të doli edhe një urdhër arresti për akuzën e pastrimit të parave por që policia nuk pranoi ta ekzekutonte.

Veritas.com.al/