Damir Fazllic, një biznesmen me origjinë nga Bosnjë- Hercegovina, i njohur nga mediat për publikun shqiptar, është prononcuar pas ngjarjeve tronditëse që po ndodhin brenda Partisë demokratike.

Ai ka shkruar në Twitter se “e vetmja mënyrë që dy miqtë më të mirë Rama e Soros të qëndrojnë në pushtet në Balkan aq kohë sa të duan, pavarësisht nga kufizimet për ‘përfundimin e karrierës’ është që të kenë në PD një kloun si Basha…”.

Fazlic ka qëndruar në mbështetje të PD, ët paktën për dy fshata elektorale, dhe është një mik i demokratëve. Por zhgënimi i tij ndaj situatës së sotme brenda kësaj partie të kryesuar nga Lulzim Basha, është i madh. Fazlic është një emër pranë grupimeve këshilluese për Departamentin e Shtetit në lidhje me vendet e Ballkanit.

Veritas.com.al/