Kryeministri i kosovës Haradinaj e ka konsideruar ‘vjedhje e shtetasve turq” deportimin e ‘gylenistëve’ me një të lëvizur gishti nga Erdogan, por pa vendime të veçanta për depërtim.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka deklaruar se ‘inkurajon institucionet e Kosovës’ përballë piaterisë së stisur nga Erdogan dhe kërcënimeve të tij ndaj qeverisë së Kosovës.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.
Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, – tha zëdhënësi, – janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.
Për pyetje të tjera, – tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, – mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë.
Veritas.com.al/