Departamenti Amerikan i Shtetit iu dërgoi një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri , i cili mbetet në paraburgim. Sipas Departamentit të Shtetit, qeveria amerikane pret që çështja të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit)”.