Një numër i vogël i çantave të dhuratave që iu dhanë të ftuarve në dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex po shiten online.

Nëntë ankande mund të gjenden aktualisht në website eBay – me disa çanta që listohen nga 1,000 pand e lart.

Çantat u janë dhënë 2,640 anëtarëve publikut të ftuar në Kështjellën Ëindsor për dasmën më 19 Maj, por jo për të ftuarit në kishë.

Çfarë kishin brenda çantat janë, mes të tjerash, “një libër i urdhrit të shërbimit, dhe një galetë e vogël”.

Një nga të ata që bënë listën po lexonte: “Mos e humbni këtë kohë të shkurtër në jetë që të keni oportunitetin për të pasu një copëz nga historia e dasmës mbretërore”.

Gjërat e tjera që u janë dhënë të ftuarve, janë një shishe ujë, një monedhë çokolatë, një magnet për derën e frigoriferit, një distinktiv dhe një kupon me ulje 20% për blerjet në duqanet e kështjellës Windsor.

600 të ftuarve  në kishë, duke përfshirë edhe njerëzit e famshëm si David dhe Victoria Beckham, Oprah Winfrey dhe George dhe Amal Clooney, nuk u ishte dhënë dhuratë.

Veritas.com.al/