KOMENT/

Në 2 Maj 2021 është dita kur kremtohen Pashkët Ortodokse. Kjo eshte arsyeja pse kryetari i PS dhe kryeminister, Edi Rama, deklaroi ne Presidence se PS pranon çdo date per zgjedhjet e vitit 2021, perveç dates 2 Maj; vete zoti Rama tha se ‘jemi gati ne çdo date pervec 2 majit ‘te pashkeve ortodokse’.

Kjo eshte hera e pare ne historine e zgjedhjeve pluraliste kur merret parasysh nje date e rendesishme e kremtimeve fetare.

Gjate gjithe kesaj historie ka pasur violence mbi ditet e shenuara fetare, si te besimit te Krishtere edhe mysliman.

Ne vitin 1991, zgjedhjet e para pluraliste, data e zgjedhjeve u caktua pikerisht 31 marsi- dita e diel e Pashkeve katolike. Pastaj ky ‘zakon ateist komunist’ nuk pushoi gjate demokracise. Data 15 gusht u caktua si data e gjyqit ku u denua ish- kryeministri Fatos Nano, dita e Bajramit u rendit mes datave te mitingjeve politike disa here, etj.

As simbolikisht Demokracia nuk deshmoi se kishte ardhur pas sundimit te gjate komunist.

Por per here te pare sot kryeministri deshmoi respekt per diten e pashkeve Ortodokse.

 Gazetati Top Channel Muhamed Veliu mëson detaje nga ajo çfarë krye-socialisti Edi Rama ka folur me presidentin Meta gjatë konsultimeve për datën e zgjedhjeve.

“Ne jemi gati për çdo datë” ka thënë Edi Rama por ka kërkuar evitimin e datës 2 Maj pasi janë Pashkët Ortodokse.

Ndërkohë Meta ka transmetuar takimin me Ramën live në Facebook ku në fund e ka ftuar nëse dëshironte të pinte kafe apo çaj.

“Ju thërrita për të zhvilluar konsultimet për datën e zgjedhjeve brenda afatit që krijon kushtetuta me qëllim që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës dhe për të respektuar çdo ndjeshmëri. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja dhe opinion tuaj si përfaqësues të PS dhe mazhorancës”, tha Meta.

VERITAS.COM.AL/