Agjentë të DEA dhe hetues nga Gjermania kanë zbuluar e shkatërruar laboratorin e heroinës në Has, raporton afp.al.
Dy ditët e fundit në Tiranë përfaqësues të lartë të agjencive Amerikane dhe Gjermane kishin kryer veprimet e fundit për goditjen e bazës së drogës.
Prania e disa agjentëve të DEA-s dhe përfaqësuesve të Policisë Gjermane gjatë aksionit të nisur dje në mbrëmje u konfirmuan edhe nga burime policore.
Madje të njëjtat burime shkojnë më tej teksa thonë se hetimet janë drejtuar pikërisht nga agjentët e DEA, të cilët kishin veshur edhe uniformën e tyre gjatë aksionit.
Veritas.com.al/